Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Ndryshim i momenteve të fundit, AEK-PAOK drejt… Elbasanit

Data nuk ndryshon, vendi po. Finalja e Kupës së Greqisë AEK-PAOK sipas të gjitha gjasave do të luhet në “Elbasan Arena”.

Pasi federata greke nuk pranoi të shtynte datën e sfidës që përkonte me koncertin e një tjetër greku, Nikos Vertis në “Arenën Kombëtare”, palët ranë dakort që ndeshja të zhvillohet 30 km më larg, në kompleksin e stadiumit të Elbasanit.

Federata greke pranoi ofertën për të luajtur në “Elbasan Arena” në datën 24 maj, ndërsa ka qenë vetë presidenti i FSHF, Armand Duka që ka drejtuar personalisht bisedimet me homologët e vendit fqinjë.

Fillimisht u mendua që ndeshja derbi Tirana-Partizani e programuar për t’u luajtur në datën 17 maj u tërhoq me 24 orë më herët për të pasur kohën e duhur në dispozicion në mënyrë që në datën 19 maj stadiumi “Arena Kombëtare” të ishte gati për ndeshjen e dytë më të rëndësishme të futbollit helen.

Mbështetësit e skuadrës bardhezi nga Seleniku dhe ata të AEK-ut dallohen për agresivitetin e tyre dhe organizimi i ndeshjes në Elbasan duhet të jetë perfekt për të evituar trazirat dhe përplasjet mes dy tifozerive. /OraNews

Related posts

Kandidati i PS Benet Beci intervistë në “Real Story”…

Festë me katër gola të shënuar, Vllaznia mund Laçin dhe sheh kreun më afër…

Spahia: Shkodra është qyteti që i ka dhënë aq shumë letersisë shqiptare…