Shkodra Post
AktualitetSport

Mbrojtësi i Egnatias: Jemi ekipi më i mirë sot për sot. Një mesazh edhe për trajnerin e kombëtares

Mbrojtësi Hysen Memolla ishte një nga më të dalluarit në fitoren ndaj Vllaznisë teksa u shpreh i lumtur pas ndeshjes. Ai tha se skuadra do të arrijë të fitojë trofeun pasi ka skuadër shumë të mirë.

“Kemi pasur afrime cilësore si Duamena, Kasa apo edhe unë. Është shtuar kualiteti dhe arritëm finalen e merituam. Sot për sot jemi ekipi më i fortë në kampionat dhe do të shohim çfarë do të ndodhë.

Qendërmbrojtës? Kam bërë këtë rol edhe para 5-6 vitesh. Më pëlqen të luaj aty dhe me rëndësi ka të jap 100% dhe të arrijmë finalen që e merituam. Nuk ka rëndësi ku luaj por që të jap më të mirën.

Mesazh për Silvinjon? Unë i jap në fushë mesazhet dhe gjithmonë jap maksimumin. Trajneri është inteligjent dhe e kupton se kush jep më të mirën. Jam i qetë nga kjo anë pasi trajneri e di vetë se çfarë bën. Shpresoj ta arrij sepse është krenari për të luajtur me Shqipërinë.

Nuk e kam menduar dy herë dhe e kam parë çfarë kualiteti ka. Kam thënë që kemi super ekip dhe mund të arrijmë shumë lart. Qëllimi ynë është të rrisim ekipin sa më lart”, u shpreh Memolla për “Oversport”. /panoramasport

Related posts

Ish koordinatori i LSI Edmond Ndou merr detyren e koordinatorit të fushatës në PS për 14 Majin…

Fitoi zgjedhjet për Bashkinë Vau Dejës, Kristian Shkreli mesazh falenderimi…

Paraqitet në SPAK deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila…