Shkodra Post
AktualitetSport

Apeli rrëzoi Tërbunin, pukjanët nuk ndalen: Shkojmë në KAS

Komisioni i Apelit vendosi të rrëzonte kërkesën e klubit të Tërbunit duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës, ku është përjashtuar nga Kategoria e Parë. Për këtë kanë reaguar pukianët, të cilët duken se nuk do të ndalen me kaq.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, ata bëjnë me dije se këtë çështje do t’ia adresojnë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Klubi i Tërbunit ka besim se do të jetë ky organ ndërkombëtar i drejtësisë sportive që mund t’i rikthejë sërish pjesë të garës.

“Vendimi i apelit ka lënë në fuqi vendimin e komisionit të disiplinës që ekipi jonë të përjashtohet nga kategoria e parë dhe rrëzimin në kategorinë e dytë. Klubi jonë pasi u njoh me këtë vendim absurd do ta ankimojë përsëri vendimin si të pabazuar në fakte dhe do ta dërgojë çështjen deri në gjykaten më të lartë sportive CAS, që ndodhet në Lozanë të Zvicres.

Me vendimin nr.31, datë 05.04.2023 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë ndaj FK Tërbuni masat disiplinore si më poshtë vijon:

FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët. Më datë 18.04.2023 Nr.782/1 prot. FK Tërbuni, ka paraqitur ankim me objekt:

Kundërshtimin i Vendimit Nr.31 Datë 05.04.2023 të KDS lidhur me sanksionet e vendosura ndaj FK Tërbuni.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive.

VENDOSI:

Lënien në fuqi të Vendimit Nr. 31, pika 1, datë 05.04.2023 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër”, shkruhej në faqen zyrtare të Tërbunit.

Related posts

“Më erdhi me armë në dorë dhe u fut në shtëpi”/ Flet gruaja që u kërcënua nga autori i vrasjes së Petrit Vuksanit…

“Djalë i mirë, e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, Benet Beci flet pas deklaratës së Luizit për ndihmën që i dha…

Tom Doshi takim me strukturat: “Bashkinë Shkodër do ta fitojë Benet Beci”…