“Timonieri” i Kastriotit, Emiljano Çela ka dhënë opinionin e tij pas fitores 1-0 me Kukësin.
“E përgëzoj Hallacin për punën që ka bërë, iu them të ngrenë kokën pasi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Përsa i përket ndeshjes së sotme, ekipi im vinte nga një traumë me Ballshin. Kemi pas probleme psikologjike. Jam munduar ta shëroj ekipin në këtë anë, sot folëm më shumë në këtë aspekt sesa atë taktik.
Në fillim të ndeshjes patëm pasiguri dhe mosbesim pasta jai gol që doli si pasojë e një veprimi që e kemi punuar në stërvitje. Jam i lumtur për çunat sepse duhet të kuptojnë sa vlejnë, t’i shkojnë deri në fund.
Fundja fundit shpresa është ajo që na mban gjallë. Të paktën të mos luajmë më në atë trysni të madhe psikologjike. Futbolli duhet luajtur me doza emocionale jo të larta sepse kalojmë në gabime pastaj. Shpresoj të vazhdojmë kështu.
Klubi ka bërë një punë të mirë në përzgjedhjen e lojtarëve, problemi ishte që nuk morëm shumë lojtarë efektiv. E dinim që do të ishte një kampionat i vështirë. Post-fazës përgatitore do të kalonim sërish në pauzë me Botërorin. Besoj se bëmë një fazë të parë të mirë, në 13 ndeshje morrëm 15 pikë, ishim në rrugë të mbarë. Kishim një edukatë të mirë pune. Pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Unë pata një shkëputje dhjetor-janar, në atë kohë ekipi bëri 8 humbje në 10 ndeshje.
Kalendari? Hap pas hapi, luajmë me Tiranën, dicka pozitive që fituam sot. Kjo fitore na ndezi një dritë shprese. Do t’i bëjmë hyzmetin ndeshjeve edhe me Tiranën pastaj me radhë” – tha ai.