Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shiste fara kanabisi, policia e Shkodrës arreston 49 vjeçarin…

Shkodër/Vijojnë kontrollet për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së farave të kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre.

Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, në tentativë për të shitur një sasi farash kanabisi.

Sekuestrohet një qese plastmasi, me rreth 300 fara kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masat Parandaluese”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Aagim Bekaj, 49 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një qese plastmasi brenda së cilës kishte rreth 300 fara të dyshuara kanabisi. Këto fara dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi Aagim Bekaj, me qëllim kultivimin e tyre në terren.

Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike dhe për trafikimin e lëndëve narkotike, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Sërish krisma, plagoset me armë zjarri një person në Malësi të Madhe, autori në kërkim (Emri)

Nga Xhevdet Zekaj/ Letër e hapur për Benet Becin! Shkodra ka dy simbole, Kalanë e Rozafës dhe futbollin e femrave…

Në Shtator ndryshon shkolla: disa lëndë brenda një ore mësimi…