Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Punonte si montazhier në televizion, u zu në pritë afër banesës/ Del foto e Stiven, prindërit e tij në spital nga tronditja

Stiven Toshkesi, vetëm 19-vjeç u vra me thikë mbrëmjen e kaluar nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj.

19-vjeçari punonte si montazhier pranë televizionit “Klan News”. Dy 18-vjeçarë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj qëlluan me thikë mbrëmjen e djeshme 19-vjeçarin Stivens Toshkesi. Si pasojë e plagëve i riu humbi jetën rrugës për në spital.

Më herët u bë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë, pasi dyshohet se një nga autorët i ka ngacmuar të dashurën viktimës.

Pikërisht për këtë kishin bërë sherr edhe disa ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme sherri ka degraduar në përdorimin e thikë duke shkaktuar edhe viktimë 19-vjeçarin.

Policia më parë njoftoi se kanë arrestuar një nga autorët Ensi Maze, ndërsa kanë shpallur në kërkim Axel Hoxhajn.

Ndërsa prindërit e viktimës kanë përfunduar në spital si pasojë e tronditjes së madhe psikologjike që kanë pasur nga humbja e djalit të tyre në moshë fare të re.

Related posts

Marrin flakë dy automjete në Velipojë mëngjesin e sotëm…

VIDEO/ Tom Doshi: investime për zonën e Shirokës…

Sulmuesi i Lushnjës: Ishim përgatitur me kohë për Dinamon