Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia gjen 80 fidanë kanabis në Koplik i sipërm, procedohet penalisht në gjendje të lirë 16 vjeçari…

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Koplik i Sipërm, dhe asgjësohen 80 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të kultivuar në kubikë.

Identifikohet, kapet dhe procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës, një 16-vjeçar, autor i dyshuar i këtij rasti kultivimi.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen Gjuraj, në fshatin Koplik i Sipërm, në një zonë të pyllëzuar, 80 fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e shpejta hetimore paraprake, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti, konkretisht të një 16-vjeçari, ndaj të cilit nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Rrezik permbytje ne fundjave, bashkia Shkoder njofton banoret…

Digjen tre automjete në Shkodër…

Ndahet nga jeta Dr. Skender Rrjolli…