Shkodra Post
AktualitetSport

Në lojë edhe vendi i 4, ndizet gara për një vend në Kupat e Europës

Janë edhe 6 javë deri në përfundim të kampionatit dhe mbetet ende gjithçka e hapur, si për titullin dhe Evropën, ashtu edhe lufta për mbijetesë.

Tirana dhe Partizani do të vijojnë garën për kreun në distancë për dy javë deri në derbi, aty ku mund të vendoset jo pak për titullin. Interesante është bërë lufta për Evropë, ku në lojë me shumë mundësi do të hyjë edhe vendi i katërt.

Kjo sepse me shumë mundësi Tirana është në finale të kupës dhe skuadra tjetër finaliste është mes Egnatias dhe Vllaznisë, që respektivisht janë në vend të tretë dhe të katërt.

Për koicidencë këto dy skuadra do të luajnë sërish këtë fundjavë, nga ku mund të vendoset jo pak fati i vendit të tretë.

Dhe duke qenë se në lojë mund të hyjë edhe vendi i katërt, Laçi, Teuta, Erzeni, madje edhe Kukësi kanë shpresë të marrin pjesën në Conference League.

Kurbinasit duhet të triumfojnë në Ballsh ndaj Bylisit dhe një barazim në Shkodër mes Vllaznisë dhe Egnatias, intrigon shumë luftën për vendin e tretë dhe të katërt. Në këtë fund kampionati do të vendosin shumë sfidat direkte.

Related posts

Tre breza kovaç…/ Tonin Marpali nga Shkodra 63 vite punë në këtë zanat që po humbet…

Bardh Spahia shikon nga afer ecurine e punive per rehabilitimin e sheshit para teatrit “Migjeni”…

Lika: Tirana është më afër arritjes së objektivave. Nesër, shpresoj të fitojë…