Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Kryebashkiaku Spahia inspekton punimet në shkollën “Azem Hajdari”…

Një tjetër shkollë po bëhet gati të presë mësues e nxënës me kushte bashkëkohore. Punimet në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” në lagjen Kiras po ecin me ritme të kënaqshme dhe realiteti i ri që krijohet do të jetë sipas të gjitha standarteve.

Klasa moderne, sistem ngrohje me kaldajë dhe rikthim në funksionalitet i katit të katërt të shkollës, duke krijuar më shumë hapësira për zhvillimin e orëve mësimore. Vlerësimet e stafit pedagogjik dhe komunitetit të zonës, me të cilët pata kënaqësinë të zhvilloja këtë inspektim, më japin kënaqësi të dyfishtë për rezultatet e punës që po bëhet. Përtej financave të limituara po kryhen punë cilësore në këtë zonë, ku pas përfundimit të fushës sportive, të rikonstruksionit të ish shkollës veterinare, banesave sociale tek ish konvikti i shkollës veterinare dhe rrugës së “Mëndafshit”, në pak javë do të kemi gati edhe shkollën “Azem Hajdari”.

Related posts

Festë në shtëpinë e të moshuarve/ Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar u festua edhe në Shkodër…

Spahia me banorët e Trushit: Biseduam për shqetësimet dhe varfërimin që në 12 vite i ka bërë kjo qeveri fshatrave e qyteteve tona

Kandidati Kristian Shkreli uron besimtaret musliman me rastin e Fiter Bajramit…