Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë dhe Tiranën

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që lamë pas në Kategorinë Superiore dhe ato inferiore.

Organi i drejtësisë sportive në vend ka dënuar Tiranën dhe Vllazninë me gjobë për sjellje të gabuar të tifozërive përkatëse.

Gjithashtu e ka pësuar edhe lojtari i Kastriotit, Eneid Kodra, i cili duhet të qëndrojë 5 ndeshje pa luajtur. Në vendimet e publikuara nga Federata Shqiptare e Futbollit thuhej:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Related posts

Policia e Shkodrës identifikon autorin e vrajes së 19 vjeçarit Erion Xhenje…

Çoba: Ndaj Kastriotit ndikoi shumë kartoni i kuq, fokusi ynë tani është te…

Arrestohen ‘skifterat’ në 2 muaj vodhën 6 banesa dhe dogjën 4 makina në Shkodër e Vau e Dejës…