Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

KANDIDATI I PS BENET BECI TREGON PIKËN E FORTË TË PROGRAMIT TË TIJ NË KËTO ZGJEDHJE…

Në daljet e përditshme tashmë në media, më pyesin për politikë, qeveria kështu, partia demokratike ashtu…njëri aleat, aleati tjetër…ne i mirëpresim të gjithë që duan të kontribuojnë për Shkodrën, por më besoni, këto janë çështje që diskutohen shumë në media, por në takimet e përditshme që unë kam me banorët, fokusi është diku tjetër.

Njerëzit diskutojnë për hallet që kanë, për zgjidhjet që duhen gjetur, për punët që duhen kryer. E këtu është pika e fortë e programit tim, gjuha ime e përbashkët me çdo qytetar. Unë jam shumë i bindur që Shkodrës i duhet menaxhim; modestisht besoj se di ta bëj shumë mirë, kam 20 vite sukses që e vërtetojnë këtë.

Ndaj kam vendosur të garoj, se dua të sjell vëmendjen e partnerëve dhe donatorëvë këtu, të maksimizojmë mbështetjen e tyre.

#shkodrapozitive

#shkodraepara

Related posts

Shkodër/ Arrestohen 7 përsona, sekuestrohet lëndë narkotike

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, “Audi” përplaset me kamionçinën, një i plagosur

“Nuk ishte kërcënim, donin ta eleminonin”, eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi Ndrecën nga shpërthimi me tritol…