Humbje si ajo ndaj Laçit janë pa dyshim shumë të dhimbshme për të gjithë, pasi mund të kushtojë titullin kampion.
Në të shkuarën të tilla disfata kanë ndikuar direkt në fatin e trajnerit, por duket se Partizani ka krijuar një tjetër mendësi dhe ka vendosur të besojë deri në fund te Kolela, pavarësisht situatave të ndryshme të vështira gjatë rrugës.
Në kundërshti të zërave të ndryshëm pranë klubit, as humbja ndaj Laçit nuk ndikon në të ardhmen e Kolelës. Gazeta mëson se presidenti ka ende besim tek italiani dhe kjo situatë do të vijojë deri në fund të sezonit.
Presidenti e konfirmoi besimin e tij edhe para ndeshjes me Laçin, ku zbriti në fushë për të takuar trajnerin para nisjes së sfidës.