Shkodra Post
AktualitetSport

Humbja me Teutën, trajneri i Erzenit: Tani duhet të shtrëngohemi mirë sepse ka nisur numërimi mbrapsht

Erzeni ka marrë një tjetër goditje në kampionat, duke u mundur nga Teuta në Durrës me rezultatin 2-0. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Xhevahir Kapllani u shpreh se skuadra po bën gabime të shumta individuale.

2 golat? Gabimet janë të njëpasnjëshme nga ndeshja në ndeshje por individuale. Edhe sot është e njëjta tablo. E kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe mendonim se i dinim pikat e dobëta dhe të forta. Është e disata ndeshje që gabojmë dhe ky ishte përfundimi.

Mungesa e besimit te lojtarët? E drejtë është që kanë ndryshuar gjërat por duhet të kemi parasysh që momentet e mira që kemi kaluar, dihet që do të vijë momenti që biem në presion. Duhet të ndërhyjmë për grupin e lojtarëve sepse duhet karakter dhe personalitet dhe këtë duhet ta tregojnë individë të caktuar.

Kemi qenë të penalizuar nga dëmtimet në mbrojtje. Tani duhet të shtrëngohemi mirë sepse ka nisur numërimi mbrapsht dhe çdo ndeshje është finale”, u shpreh Kapllani për “Oversport”. /panoramasport

Related posts

Vau Dejës/ Policia gjen dy armë Kallashnikov, dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale…

Spahia takim me përfaqësues së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe atë të Forcave te Armatosura të RSH…

EMRAT/ Plagosja në Malësi të Madhe/ Policia: Konflikti mes 3 personave. Një u shoqërua në komisariat, një në kërkim…