Bylisi mori një humbje që dhemb përballë Laçit teksa i rrezikon ata akoma më shumë për rënien nga Kategoria. Pas ndeshjes, trjaneri Shensoi foli për Oversport.
“Kur erdha këtu në Ballsh para ndeshjes me Vllazninë fituam 2 ndeshje por pashë që në sulm krijojmë raste por realizimi është problem. Futbolli luhet deri në zonë, më pas duhet aftësia për të shënuar. Në pjesën e parë dominuam, me çdo skuadër kemi iniciativën e lojës.
Laçi nuk është skuadër amatore ndaj duhet realizim, nuk ishim të qetë para portës. Laçi 1 herë erdhi në portë shënoi.
Trajneri nuk bën gola, as portieri. I kërkoj falje tifozave të Bylisit, kemi edhe 5 ndeshje por do të ulem me presidentin nëse duhet ta paguajë unë faturën. Kemi edhe 15 pikë por të shohim. I uroj fitoren Laçit, ne luajtëm, Laçi bëri golat.
Nuk është vetëm 1 gabim, në 90 minuta do të ketë gabime. Në pjesën e parë nuk ishim të qetë në sulm, ishim vetjak. Kishte një rast për penallti për Kaçorrin por nuk e di a ishte. Ne luajtëm, Laçi fitoi, shumë shkurt.
Të kishim fituar sot nuk do e kishim rregulluar mbijetesën prap, por tani do të pushojmë për të analizuar këtë. Nuk jemi në nivel për të realizuar aq sa jemi në ndërtim. Me çdo trajner që Bylisi ka kundërshtar na komplimentojnë.
Në 20 minutat e fundit i futa të gjithë sulmuesit, askush nuk mund të thotë që Shensoi është frikacak. Mora rrezikun përsipër pasi nuk kemi çfarë humbasim. Te Bylisi kam ardhur me idealizëm për të ndihmuar Besnik Kapllanin por do të ulem me të për të parë nëse Bylisi mund të bëjë diçka. Nëse duhet ta paguaj unë faturën e paguaj.”