Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditShendeti

Edi Rama bëhet operacion në QSUT…

Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e appendisidit në orët e para të mëngjesit të sotëm në QSUT.

Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit të kryeministrisë, ndërsa gjendja e Ramës paraqitet e mirë.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

“Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë”, bëhet me dije nga zyra e shtypit të kryeministrit.

Related posts

Shpërthim me lëndë plasëse në lagjen Dobraç të Shkodrës…

“Çmendet” Real Madrid, ofron shifrën rekord 224 milionë euro për sulmuesin

(EMRI) Kë shkarkoi Bashkia Shkodër nga puna?