Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Bardh Spahia takim me gratë dhe vajzat e rajonit nr.4…

Mbështetja e tyre ka qënë e vazhdueshme dhe kontributi që japin është tejet i rëndësishëm. Kënaqësi të ndash programin dhe vizionin tonë të drejtimit të Bashkisë Shkodër me gratë dhe vajzat e rajonit 4. Kush më mirë se ato i njohin problematikat dhe mund të ndihmojnë në ndërtimin e modeleve të mira që i japin zhvillim Shkodrës. Në këtë rajon kemi kryer një sërë investimesh dhe të tjera janë parashikuar për këtë 4 vjeçar.

▫Rikualifikim i shesheve publike

▫Sistem i ri ndriçimi LED

▫Korsi të dedikuara biçikletash

▫Terrene të reja sportive dhe rikonstruksione të shkollave

▫Rikualifikim i blloqeve të pallateve me efiçensë energjie

Projekti ynë për zhvillimin e Shkodrës është i qëndrueshëm dhe vjen i ndërtuar sipas kërkesave të komunitetit. Bashkë Fitojmë✌

Related posts

Humbja me Teutën, trajneri i Erzenit: Tani duhet të shtrëngohemi mirë sepse ka nisur numërimi mbrapsht

Keshilltarja bashkiake Blediana Osja tregon investimin e akorduar nga Qeveria, bashkia nuk tregon interes…

Kandidati Beci: Hyrja e Shkodrës, hapësira për evente dhe auditori i hapur…