Shkodra Post
AktualitetSport

Abazaj: Ishte fitore karakteri sepse treguam personalitet

Kristal Abazaj arriti të shënonte një gol me vlerën e 3 pikëve ndaj Vllaznisë, duke i dhënë fitore skuadrës së tij. Pas ndeshjes Abazaju shpreh i lumtur për skuadrën, por zbuloi që ka një dëmtim dhe një tërheqje të gradës së dytë.

“Dihet që akoma rri me fizioterapistin. Jemi aty përherë nga mëngjesi deri në darkë, vetëm me Arzenin.

Ndeshja? Ishte fitore karakteri sepse treguam personalitet dhe një ekip kampion di ta bëjë mirë dhe kjo është Tirana. E dinim që kundërshtari do të rrinte lart sepse kërkonte fitore dhe ka ekip të mirë por treguam që dimë të menaxhojmë ndeshjen.

Çmimi lojtari i muajit? Të jem i sinqertë nuk e kam menduar. Flas shumë sinqerisht. Për mua është e rëndësishme të marr minuta për të kaluar këtë periudhë të keq. Kam shënuar 3 gola por prapë puk ndihem mirë.

Dëmtimi? Të falënderoj për vlerësimin. Nuk kam çfarë fsheh. Kam dëmtim në muskul dhe tërheqje grada e dytë. Ekipi ka nevojë dhe mundohem ta ndihmoj pasi është kulmi i kampionatit. Shihemi në fund.

Premio? Kemi pasur 2 herët e fundit premio. Edhe sot kishim premio. Nuk e dërgova mirë sa është çmimi por jemi mirë. Më mirë se asnjëherë”, u shpreh Abazaj për “Oversport”.

Related posts

Kandidati Benet Beci e hap ditën me pallatin e “kinezëve” të rikonstruktuar…

Kukësi për të thyer “mallkimin” ndaj Teutës

Benet Beci takim me studentë: Secili prej jush e zgjedh vetë të ardhmen e Shkodrës…