Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Plagosje me thikë në lagjen Rus të Shkodrës…

Policia e Shkodrës arrestoi një të moshuar, pasi akuzohet si autor i plagosjes me thikë të një 38-vjeçari.

“Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin M. Ç., 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, tha policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Related posts

“Kush e ka kërkuar eliminimin tuaj fizik?” Kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës: Atentati ndaj meje, akt politik!

Reshjet e shiut, MM: Hidrovorët nën kuotat kritike, strukturat në gatishmëri…

“E shtunë pas dreke..me Edenjën dhe Edonin”, Benet Beci publikon foto me dy fëmijët…