Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Si i shpëtoi “Oti i Elbasanit” atentatit të katërt, një vit më parë tentoi ta vriste edhe Nuredin Dumani…

Elton Kila i njohur ndryshe edhe si Oti i Elbasanit, ndaj të cilit është parandaluar një atentat ditën e sotme ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët.

Dy persona mësohet se janë ndaluar nga policia për këtë atentat të parandaluar në Elbasan. Ata janë Arsen Preçi dhe Arben Spahiu. Spahiu rezulton se është kunati i Erion Alibejt.

Autorët kishin planifikuar ta qëllonin Otin brenda në automjet. Faktet janë mbledhur nga këqyrja e pamjeve filmike nga qelizat telefonike.

Policia njoftoi një ditë më parë se në makinën “BMW X6”  e cila ishte fshehur në një magazinë, kishte gjetur 3 armë zjarri kallashnikovë, dy në sediljen e pasme dhe një në bagazh.

Me këto armë dyshohet se mbrëmjen e të shtunës do të kryhej atentati me armë zjarri në Elbasan. 

Gjithashtu në mjet u gjetën dhe 2 bidona me benzinë, që dyshohet se do të përdoreshin për djegien e makinës së krimit pas ngjarjes. Ndërkohë, gjatë kontrolleve pranë vendit ku ishte lënë makina, në një çantë marsup u gjet edhe një pistoletë.

Kjo nuk është hera e parë që Elton Kila, 43 vjeç, i ka shpëtuar ekzekutimeve mafioze. Kjo është hera e 4. Një prej rasteve ishte më 29 mars 2022, Nuredin Dumani i cili u nis për ta vrarë me urdhër të Suel Celës por mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua. Arsyeja ishte sepse Oti dyshohet se strehonte Talo Çelën. 

Rivali i tij, Erjon Alibej është arrestuar në kuadër të operacionit plumbi i artë për porositjen e të paktën dy vrasjeve, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.  Po kështu Erion Alibej dyshohet se ka gisht në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i ekzekutuar në Bradashesh. 

Related posts

E rëndë në Koplik, 18 vjeçarja i jep fund jetës duke pirë Fostoksinë…

EMRI/ 20 vjeçari nga Shkodra arrestohet në Portin e Durrësit, poshtë makinës i gjenden dy pako me drogë…

Shkoder/ Nis puna për ndërtimin e strehëzës për qentë e rrugës…