Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Shkodrës arreston dy persona të cilët po transportonin emigrantë…

Shkodër/ Finalizohet nga DVKM Shkodër dhe nga DVP Shkodër, operacioni policor i koduar “Bashkëpunëtorët”.

Transportonin emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt BE-së, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Strukturat e DVKM Shkodër dhe ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunëtorët”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

-A. L., 24 vjeç dhe E. M., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, këta 2 shtetas u kapën në flagrancë teksa zbritnin nga automjeti me drejtues 24-vjeçarin, 5 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Bie në prangat e policisë së Shkodrës 55 vjeçari i akuzuar për trafik lëndësh narkotike…

VIDEO/ Arrestohet 52 vjeçari në Shkodër, brenda servisit i gjenden armë…

Shkodër/ Arrestohet 31 vjeçari i shpallur në kërkim…