Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Mësohet identiteti i 32-vjeçarit i cili u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodres…

Një 32-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur lehtë në këmbë.

Policia bën me dije se i riu Denis Muja, është dëmtuar me armë zjarri në banesën e tij, në rrethana ende të paqarta.

Shkodër/Informacion paraprak

Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.   

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Related posts

22 parkime që figuronin të rezervuara, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, janë kthyer në publike…

Ardit Qylybyli: Za Fest në Shkodër nuk lindi dje dhe as nuk erdhi nga hiçi…

Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi, akuzohet për pastrim parash…