Shkodra Post
Uncategorized

Kamioni rrëzon mbikalimin e këmbësorëve në Shkodër…

Mbikalimi i këmbësorëve në zonën e Bahçallëkut në Shkodër u rrëzua ditën e sotme.

Mësohet se një kamion teksa po transportonte një eskavator ka hasur në mbikalim, çka dyshohet të jetë edhe shkaku i shembjes së mbikalimit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërkohë policia dhe zjarffikësit ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për lehtësimin e trafikut.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

Related posts

Rehabilitimi i rrugëve të qytetit/ Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” do të rivishet me asfalt në tërë gjatësinë e tij…

Benet Beci ndan foto nga takimi në zonën e Livadeve…

Luiz Ejlli shok me Vis Martinajn? Rrëfimi brenda BBV: I dhuruam një shoku luan, është i famshëm…