Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

I dënuar me 12 vite burg në Itali, arrestohet 38-vjeçari nga Shkodra në Morinë

38-vjeçari Valerjan Arra është arrestuar në Morinë. Mësohet se ai ishte shpallur fajtor për trafik droge në Itali. Arra është dënuar me mbi 12 vjet burgim për trafik narkotikësh, të kryer në formën e grupit kriminal. Siç njofton policia, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim me burgim, edhe 4 vjet e 4 muaj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, si rezultat i verifikimeve të kryera në bazë të analizës së riskut dhe nëpërmjet koordinimit të vazhdueshëm më Interpol Tiranën, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht, për veprimtari të ndryshme kriminale, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin:

-Valerjan Arra, 38 vjeç, banues në Shkodër.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 12 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit kriminal, të parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë. Shtetasit Valerjan Arra i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim me burgim, edhe 4 vjet e 4 muaj. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Related posts

Muaji i Fotografisë/ Përkujtohet Shan Pici, fotografi i alpeve shqiptare 

Benet Beci zbulon ofertën për Shkodrën në Quo Vadis…

“Më erdhi me armë në dorë dhe u fut në shtëpi”/ Flet gruaja që u kërcënua nga autori i vrasjes së Petrit Vuksanit…