Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

E BUJSHME / Efektivi i POLICISË shoqëroi vrasësit e Brilant MARTINAJT dhe dy miqve të tij, i ndihmoi edhe të largoheshin…

Një efektiv i Policisë së Shtetit është i përfshirë në atentatin e trefishtë në 17 korrik 2022, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe shokët e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Sipas gazetares Klodiana Lala, e cila ka arritur të sigurojë detaje nga dosja hetimore, efektivi i policisë u ka ofruar ndihmë autorëve të masakrës me tre të vrarë si para edhe pas ngjarjes.

Bëhet fjalë për efektivin me inicialet M.D. i cili i strehoi në banesën e tij vrasësit e kushëririt të Ervis Martinajt, Brilantit dhe dy shokët e tij, madje i ka ndihmuar menjëherë pas atentatit duke i transportuar me makinën e tij për t’i shpëtuar postblloqeve të policisë.

Hetuesit kanë arritur të bien në gjurmët e tij, si dhe kanë urdhëruar përgjimin, megjithatë mbetet e paqartë se deri ku kanë arritur me hetimet.

Pjesë deklarata në emision “Shënjestër”:

Një korruptim të tillë, paralelisht e kanë kryer edhe rivalët e tij. Ata e kanë sulmuar deri në pikat më të dobëta, madje kanë arritur deri aty sa të krijojnë strukturë paralele si ajo e Martinajt brenda Policisë së Shtetit. Pas krimit duket të jetë dora e një ish punonjësi të policisë. Grupi hetues ka dyshime të forta se një punonjës policie ka qenë pjesë e këtij grupi, që i ka ndihmuar të çajnë rrethimin. Sipas dosjes hetimore, zbulimi i këtij renegati brenda policisë u bë i mundur nga kamerat. Ai u afrua me një automjet me ngjyrë gri dhe kreu largimin e vrasësve.

Na rezulton se shtetasi M.D është personi që ka ndihmuar të fshihen para, dhe pas ngjarjes autorët e vrasjes së trefishtë. Autorët kanë arritur të largohen nga ngjarja duke përdorur ndihmën e tij, i cili mendohet të ketë përdorur edhe valët e policisë për t’i shpëtuar rrethimit.

Ky punonjës policie ka shërbyer si suport edhe para ngjarjes, duke i strehuar ata. Ai thuhet se i ka ndihmuar duke i strehuar në banesën e tij edhe para krimit. Hetuesit nuk arritën të siguronin

“U paraqit përgjimi nëpërmjet GPS dhe fotografimit. U pa e domosdoshme edhe përgjimi i telefonatave me mjete të fshehta, biseda private”.

Duket se diçka nuk shkoi mirë në këtë hetim, si shumë hetime të ngjashme që dekonspirohen pa u hetuar. Grupi hetues vedosi të ngrejë një kurth ndaj tij, duke i vendosur GPS. Efektivi i policisë u thërrit dy herë në Tiranë.

Related posts

Ndryshon ligji për të dhënat sekrete…

Lorenco Vila i Teutës: Të fitojmë katër ndeshjet tona, pastaj do të shohim si do të…

Ndryshon kalendari i Superiores