Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

“Bëra diçka të turpshme”/ Tani kërkon të dalë nga shtëpia! Luizi-Mendon se po tregon burrëri?

Tani u komunikoi banorëve se ka kërkuar që sot të dalë nga shtëpia e Big Brother. Ai tha se këtë vendim e mori pas debatit që ndodhi me Valbonën, kur ajo nisi të qante dhe askush nuk reagoi.

Tani e cilësoi veprimin e tij si shumë të turpshëm, ndaj komunikoi me Vëllain e Madh për tu larguar nga shtëpia.

Sipas tij, ai nuk u bë pjesë e këtij formati për të dalë jashtë karakterit të tij dhe se nuk përshtatet dot me disa situata.

Luizi e pyeti Tanin se pse e mori këtë vendim dhe ky i fundit tha se brenda në shtëpi i është prishur “terezia” me disa gjëra.  

Ai i tha Tanit se me këtë gjë që po bën nuk po tregon burrëri, pasi brenda në shtëpi do përballet me situata të shumta, duke nisur nga debatet për çështje të ndryshme e deri tek tradhëtitë.

Valbona nga ana tjetër  u përfshi në lot, pas vendimit të Tanit dhe i tha atij se e ka shumë përzemër.

Related posts

Lajm i mirë për shqiptarët e Kosovës/ Nga 1 Janari 2024 do të udhëtojnë pa viza, Parlamenti Europian voton pro

Bardh Spahia perkujton 30 vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit te dytë në Shkodër…

E para klinikë fizioterapie në universitet publik/ Inagurohet pranë departamentit infermieri në “USH”…