Shkodra Post
AktualitetArsimLajmi i Fundit

Oficerë policie në çdo shkollë, ministrja e arsimit tregon si do të funksionojë…

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se ka objektiv që në vitet e ardhshme, të ketë oficerë policie në çdo shkollë.

Në një konferencë për mediat, Kushi u shpreh se ky projekt po ecën mjaft mirë sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Kushi bëri të ditur se pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit, brenda dhe jashtë perimetrit të shkollave.

“Theksoj se kemi 70 oficerë sigurie shtesë gjatë vitit 2022, në total 2020. E kemi filluar këtë proces në vitin 2019 dhe kemi parë që rezultatet e punës së tyre në instucionet tona arsimore kanë qenë të larta.

Tanimë, nuk i kemi vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat9-vjeçare, ku ka një numër të madh nxënësish. Objektivi ynë është që në të gjitha shkollat, në vitet që vijnë, të kemi oficerë sigurie. Është një projekt që po ecën mirë, sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit tanë, brenda shkollës, por edhe në perimetrin e shkollës.

Shpeshherë, këta oficerë sigurie edhe kanë parandaluar, në bashkëpunim edhe me psikologun, me mësuesin ndihmës apo me stafin e shkollës, kanë arritur të parandalojnë problematike që mund të kishin qenë të mëdha”, theksoi ajo.

Related posts

Spahia takim me përfaqësues së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe atë të Forcave te Armatosura të RSH…

Shkodër/ Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor

Të shtëna me armë në lagjen Xhabiej në Shkodër…