Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vdes gjatë raportimit live të ndeshjes Argjentinë-Holandë gazetari sportiv…

Grant Wahl, gazetari i njohur i futbollit, vdiq të premten në Katar teksa po komenonte ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Holandës.

Wahl, 49 vjeç, ndodhej në këndin e shtypit në stadiumin Lusail në Katar, por në minutat e fundit të ndeshjes e kapi ankthi, pasi nuk u ndje mirë dhe besohet se vdiq rrugës për në spital.

Sipas dy gazetarëve të New York Times, personeli mjekësor reagoi me shpejtësi përpara se Wahl të nxirrej nga stadiumi Lusail Iconic, por fatkeqësisht nuk e mbajtën dot në jetë.

Grant Wahl, i cili gjatë karrierës së tij mbuloi futbollin për Sports Illustrated, Fox Sports dhe CBS, ishte në Katar për Kupën e tij të tetë të Botës.

Related posts

“E do sakat apo të vdekur?” Zbardhen përgjimet ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka për ekzekutimin e Kleant Musabelliut: Afati i fundit deri më 1 Shtator i shkon atij…

EMRAT/ I kishte dhënë banesën me qira, Petrit Vuksani dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri nga familjari i tij

Bardh Spahia: Një plan i detajuar investimesh për çdo lagje të qytetit…