Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Rrezik permbytje ne fundjave, bashkia Shkoder njofton banoret…

⭕️Të dashur banorë të Bashkisë Shkodër! Bazuar në parashikimet e IGJEUM, territori i Bashkisë Shkodër pritet të ketë këtë fundjavë reshje të shumta shiu si dhe reshje dëbore në zonat malore.

❌Nga ana e Hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit sipas raportimeve mund të ketë shkarkime, kjo bazuar në nivelin e prurjeve.

✅Shtabi i emergjencave të Bashkisë Shkodër është në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet. Ju lutemi banorëve të nënShkodrës të marrin masa, të kenë vemendje të shtuar, si dhe raportim sa më të shpejtë të problematikave që mund të shfaqen në këto njësi duke njoftuar në numrin e celularit: 067 303 5950.

Ju faleminderit!

Related posts

Trajneri i Vllaznisë pas barazimit me Egnatian: Nuk kam ankesa ndaj lojtarëve. Për momentin jam…

Spahia me studentët e Departamentit “Brain Gain”, dhurojnë libra për bibliotekën “Marin Barleti”…

Kush është sponsor gjeneral i Vllaznisë për sezonin futbollistik 2023-2024…