Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Digjen tre makina luksoze në Shkodër/ Policia po heton për të zbuluar nëse ngjarja është e qëllimshme…

Tre makina luksoze janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 3.25 pranë shkollës 9 vjecare në lagjen “Ndoc Mazi” Si pasojë e flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete tip “Benz” të parkuara në rrugë në pronësi të vëllezërve Antonio Docina 22 vjec dhe Klejdi Docina 20 vjec.

Mjetet luksoze me targa AB 402 DX dhe AB 040 AD ndodheshin të parkuara në rrugë kur pronarët e tyre konstatuan zjarrin. Flakët që janë përhapur me shpejtësi dogjen edhe një automjet tjetër të parkuar në rrugë tip “Wolksvagen” që i përkiste 40 vjecarit Klodjan Lumci.Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit e megjithatë asnjë nga mjetet nuk mundi të shpëtojë nga djegia.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo shkaktuar nga një defekt tenik. Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes njofton policia.

Related posts

Shkoder/ Fituesit e çmimit “Idromeno”. Hapet ekspozita me piktura, fotografi dhe instalacione…

Nga Fitore Beci- A do të zgjedhë Shkodra të ngrihet mbi traumën ndërbreznore?

Një rast si ai Dwamena-s ka ndodhur 42 vite më parë në Shkodër, si humbi jetën futbollisti në stërvitje…