Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Digjen tre automjete në Shkodër…

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, gjendet një kostum në Gjadër, Policia: Dyshohet se janë të autorit…

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, 5 ndeshje pezullim për lojtarin e Tiranës

Kandidati i PS për këshillin bashkiak denoncon me foto gjendjen e trotuareve në Shkodër