Shkodra Post
AktualitetKronika

Arrestohet në Spanjë një nga pengmarrësit e Jani Prengës, u paraqit si bullgar

Prangoset nga policia spanjolle një nga pengmarrësit e Jani Prengës, ngjarje e ndodhur dy vjet më parë në Kamzë.

Operacioni policor i koduar “Seville” çoi në pranga shtetasin e shumëkërkuar Gentjan Funiqi, alias Gentjan Martini, alias Festim Olomani, 40 vjeç, nga Shkodra.

Ky shtetas, në momentin e kapjes nga Policia, mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar, me gjeneralitete Rayko Ivanov dhe një sasi lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2020, në Kamzë, Tiranë, ka marrë peng shtetasin Jani Prengën

Interpol Tirana po punon për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Related posts

Benet Beci: Në 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar në bashkinë Shkodër…

22 parkime që figuronin të rezervuara, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, janë kthyer në publike…

Benet Beci: Disa përgjigje për parkun në Hyrje të Shkodrës…