Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Vritet me armë zjarri një 19 vjeçar në lagjen Kiras…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erion Xhenje, 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Related posts

Theth, qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti

Kampionati i lë vendin Kupës dhe zgjedhjeve. Ja kur luhet java e 33-të e Superiores

Antologjia e shqipëtarëve të Malit të Zi/ Libri “Të gjithë tanët” përmban proza të shkurtëra në dy gjuhë (shqip dhe malazeze)…