Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Mjekët e Shkodrës i shpëtojnë jetën 72 vjeçarit, bëjnë ndërhyrjen delikate në zemër…

Mjeku kardiolog Enkelejd Lohja dhe infermierët Ermal Dibra e Afrim Bashi, i kanë shpëtuar jetën një të moshuari në Shkodër. Ata kanë bërë një ndërhyrje delikate në zemrën e tij, me metodën mini-invazive, e cila ka dalë me sukses.

Pacienti 72 vjeçar kishte kryer bypass disa vite më parë dhe falë ndërhyrjes nga stafi i hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është sot në jetë. Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se stafi mjekësor atje po bën punë fantastike, pa patur nevojë që pacientët të vijnë në Tiranë.
“Një ndërhyrje delikate në zemër me metodën mini-invazive është kryer me sukses nga stafi i Hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke i shpëtuar jetën një 72-vjeçari që kishte kryer Bypass disa vite më parë.

Dr. Enkelejd Lohja kardiolog-hemodinamist dhe infermierët Ermal Dibra e Afrim Bashi po bëjnë një punë fantastike për banorët e të gjithë veriut të vendit, të cilët e marrin shërbimin në Qendrën e Hemodinamikës në Shkodër, pa patur nevojë të vijnë në Tiranë”, shkruan ministrja.

Related posts

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Shoku i ngacmoi të dashurën…

EMRI/ Arrestohet në Shkodër 37 vjeçari i shpallur në kërkim…

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplaset me motorin, plagoset 33-vjeçari…