Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Lazër Kodheli, fotografi i mbi 200 pozave të shkrepura në film…

Në vijim të “Muajit të Fotografisë”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka nxjerrë një tjetër element me vlerë nga fondi i Muzeut Marubi, një fotografi të Lazër Kodhelit, realizuar gjatë ndërtimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Fotografi Lazër Kodheli lindi më 1928, në Shkodër. Ai u arsimua pranë Kolegjit Jezuit në Shkodër dhe si pasojë e një gjendjeje ekonomike jo të mirë familjare, për pak kohë punoi si ndihmës në shtypshkronjën jezuite.

Më 1939 në moshën 10 vjeçare, i ati e dërgoi së bashku me vëllanë e madh për të mësuar mbi fotografinë, në studion fotografike të Gegë Marubit. Qëndroi aty deri në mbylljen e studios. Ishte bashkë me Marubin, Picin, Rraboshtën e më vonë Nenshatin e të tjerë fotografë edhe kur u hap Ndërmarrja e Artizanatit Shtetëror, ku punoi si fotograf.

Studioi edhe si teknik i laboratorit për zhvillimin e fotografisë dhe njihej si përdorues shumë i mirë i blicit. Më 1985 del në pension. Fondi i tij i ruajtur në muze numëron mbi 200 poza të shkrepura në film. Lazër Kodheli ndërroi jetë në vitin 2008.

Related posts

Luizi lë Tiranën dhe shkon direkt në Shkodër, zbulohet arsyeja…

Bardh Spahia: Pse gënjen dhe mashtron publikisht Edi Rama dhe kandidati i tij qytetarët e Shkodrës?

Procedohen penalisht dy përsona, po bënin gjueti të paligjshme në liqenin e Shkodres…