Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i FunditSport

A e dini se, përpara krijimit të Shoqërisë “Vllaznia” në Shkodër u krijua Shoqëria “Një tubë djelmni shkodrane”?

Dëshira për t’i shërbyer atdheut dhe qytetit nxiti anëtarët e shoqërive të grupeve rinore të Shkodrës që pas Pavarësisë të ishin aktiv. Disa “djelmosha” katolikë e myslimanë, të organizuar që në vitin 1914, në shoqëritë “Vaso Pasha” dhe “ Mustafa Pasha”, së bashku me anëtarët e shoqërisë “Një tubë djelmi shkodrane”, e cila e nisi veprimtarinë në vitin 1915 dhe kryetar njihej Kel Marubi e kryetar nderi ishte Luigj Gurakuqi, u bashkuan më shumë se 100 vjet më parë për të formuar në Shkodër shoqërinë “Vëllazënia”.

Bashkimi u arrit më 16 shkurt 1919. Shoqëria me emrin kuptimplotë “Vëllazënia” ishte e para shoqëri në Shkodër “pas Pavarësisë me elementë laikë të besimeve të ndryshme të bashkuar”.

Në këtë shoqëri bënin pjesë profesorë e juristë, artistë e tregtarë, shkrimtarë, gazetarë, nëpunës e zanatçinj, sportistë dhe shkollarë.

ArkivatFrymëzojnë

Related posts

Spahia takim me përfaqësues së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe atë të Forcave te Armatosura të RSH…

Zjarr tek komuniteti Egjiptian në Shkodër, humb jetën 50 vjeçari…

VIDEO/ Tom Doshi në Bardhaj: fitorja e sigurtë kudo…