Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Ngjarje e rëndë, humb jetën futbollisti shqiptar në kampionatin 9×9

Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.

Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë.

Related posts

“I burgosuri ordiner Xhevdet G., nga Shkodra, me J. Baçe, një ndyrësirë nga Vlora, e me kapter Hodon, e masakruan Zefin dhe pa i dalë shpirti, e mbuluan…”/ Dëshmia rrëqethëse e Ventigjar Hamzaraj…

Arrestohet në Dubai, shkodrani i shumëkërkuar Denis Vaso (Brajovic)…

Transformohet ish shkolla Veterinare në Shkodër/ Merr jetë qendra “Xixellonja”…