Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Humb jetën një grua gjatë trajtimit në spital, rasti po hetohet

Një grua ka ndërruar jetë pas trajtimit mjekësor në QKUK, ku ishte pranuar në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në Prishtinë. Raporti bën me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është përkeqësuar gjatë trajtimit, dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruajnë mediet e Kosovës.

“Një grua kosovare ishte pranuar në QKUK në gjendje të rëndë. Gjatë intervenimeve mjekësore, gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo nuk arriti të mbijetojë.

Prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet në IML për ekzaminime të mëtejme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Related posts

Vllaznia prezanton trajnerin e ri Goce Sedloski/ Nesër, Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Erzenin. Optimizëm për fitore në kampin kuqeblu…

Pas protestës për rrugën e Dukagjinit reagon deputeti Benet Beci…

Bardhi bën deklaratën e fortë: Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë…