Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Xhamia e Plumbit në prag të përurimit, mesazhi i myftiut të Shkodrës

Ditën e mërkurë, më 9 prill 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari inspektoi punimet e fundit, që po bëhen në xhaminë e Plumbit në prag të përurimit të saj.

Sëbashku me stafin e zyrës së vakëfit dhe administratorin, Myftiu ndoqi nga afër punimet e fazës së fundit në xhaminë e Plumbit në prag të dorëzimit të saj.

Në shoqëri të përgjegjësit të ndërtimit, z. Ismet Kadioğlu, Myftiu falënderoi kontributin e madh të qeverisë turke dhe presidentit Rexhep Tajip Erdoğan për këtë dhuratë të çmuar për muslimanët shqiptarë dhe Myftininë Shkodër në veçanti.

Myftiu Sytari theksoi se, projekti madhor i xhamisë së Plumbit i tejkalon kufijtë e Shkodrës dhe të Shqipërisë, ai tashmë është pjesë e hartës të begatë së objekteve islame të trashëgimisë shekullore në rrafsh botëror.

Kujtojmë se xhamia e Plumbit u ndërtua në vitit 1773 nga Mehmet Pashë Bushati dhe ka një simbolikë të veçantë për muslimanët shqiptarë.

Falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe qeverisë turke, punimet për restaurimin e plotë dhe transformimin e vakëfit të xhamisë së Plumbit nisën në muajin shtator të vitit 2022 dhe tashmë pritet, që shumë shpejt të zhvillohet ceremonia e përurimit të shumëpritur të xhamisë së Plumbit.

Related posts

E padëgjuar! Kandidati për këshillin bashkiak i Bardh Spahisë i vjedh fjalë për fjalë përshendetjen kandidatit rival

VIDEO/ Kristian Shkreli: Të dielë të paqtë nga Vau Dejësi…

Bashkia Shkoder njofton qytetaret: Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”…