Shkodra Post
Kronika

Një tjetër i penduar në horizontin e SPAK, “Shkodrani” flet për vrasjet me pagesë në disa qytete…

Një nga arrestimet me të bujshme të ndodhura në qytetin e Vlorës gjatë muajit Gusht 2022, është kthyer në dosje penale për Prokurorinë e Posaçme SPAK në Tiranë.

Bëhet fjalë për një çështje që lidhet me arrestimin e 35-vjeçarit Amarildo Nikollit alias Xhanej nga Shkodra, i cili u kap me pistoletë me silenciator në brez në Vlorë gjatë një tentative për të vrarë një personazh të botës së krimit në këtë qytet.

“Ora News” ka mësuar se Nikolli, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” ka pranuar të flasë para prokurorëve të SPAK, duke treguar sipas tij emrat e disa personazheve të botës së Krimit në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër.

Dëshmia e tij fillimisht është marrë në konsideratë por pas vendosjes së përgjuesit në ambientet ku mbahej i izoluar, ka rezultuar se kishte diçka që nuk shkonte pasi Nikolli dyshohet se ishte shtyrë nga dikush tjetër për të dhënë atë deklarim para prokurorëve.

Pavarësisht kësaj situate aktualisht çështja ndaj Amarildo Nikollit vijon të mbahet në SPAK, pasi prokurorët e çështjes janë duke vlerësuar dëshminë e tij.

Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK ende nuk ka vlerësuar për ti dhënë statusin e bashkëpunëtorit të prokurorisë 35-vjeçarit Amarildo Nikollit. Kjo pasi duhet kohë që thëniet e tij të provohen dhe të bindin hetuesit.

Por Nikolli vijon të jetë një ndër dëshmitarët në horizont të SPAK.

Fillimisht çështja ndaj Nikollit u trajtua nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa informacionet paraprake tregonin se Amarildo Nikolli, kishte udhëtuar nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë në qytetin e Vlorës.

Por teksa ka qëndruar disa muaj në hetim në policinë dhe prokurorinë e Vlorës, kjo e fundit pak kohë më parë ka shpallur moskompetencën dhe rastin e Amarildo Nikollit, ja ka çuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

Prokuroria speciale ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Arrestimi në Vlorë:

Amarildo Nikolli (Xhanej), 35 vjeç, nga Shkodra, u kap më 7 Gusht të vitit të kaluar me armën pistoletë me silenciator me vete në shëtitoren Lungomare.

I njohur me nofkën “shkodrani”, Amarildo Nikolli dyshohet se është një vrasës me pagesë dhe kishte mbëritur në qytetit bregdetar për të kryer një vrasje në afërsi të komplesit “Oslo”, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, i njohur ndryshe si “Edison Faqedjeguri”, mik i Shullazit dhe është ekzektuar në nëntor të vitit 2018.

“Killeri” me pagesë Amarildo Nikolli rezulton të ketë precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar. Në momentin e kapjes ai ishte me pantallona të shkurtra dhe një bluzë. Ndërkohë në çantë ju gjetën dhe një palë rroba të tjera, arma me silenciator një kapuç dhe doreza plastike. Këto sende kanë krijuar dyshimin dhe bindjen te policia se “Shkodrani”, kishte mbëritur në Vlorë për të bërë vrasje dhe nëse do kryente krimin në ikje e sipër të ndërohej.

Burime jozyrtare në atë kohë bënë me dije se objektiv i atentatit ishte Inez Hajrulla, biznesmeni që dyshohet se u ka shpëtuar disa ngjarjeve kriminale gjatë këtij, të cilat policia i ka parandaluar në kohë.

Nga hetimet e grupit hetimor, dyshohet se Amarildo Nikolli shoqërohej në pastiçeri dhe nga dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët në momentin e arrestimit të tij janë larguar me vrap. Pamjet e tyre u panë në kamera, por ende nuk dihen emrat e dy personave që shoqëronin “Shkodranin” e armatosur gati për të bërë vrasje.

Nikolli ishte strehuar për më shumë se një muaji në Vlorë së bashku me të dashurën e tij, në një banesë në zonën e hyrjes së qytetit.

Related posts

Sërish krisma, plagoset me armë zjarri një person në Malësi të Madhe, autori në kërkim (Emri)

Shkodër/ Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor

Policia e Shkodrës arreston 4 të rinjtë shpërndarës droge…