Shkodra Post
Kronika

Raport mbi situatën e motit, Bashkia Shkodër…

Në 48 orët e fundit territori bashkisë Shkodër ashtu si i gjithë Qarku është përfshirë nga moti i keq me reshje bore dhe stuhi. Nga informacione e fundit aktualisht në bashkinë Shkodër nuk ka asnjë zonë të bllokuar .

Gjatë ditës së sotme, është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike në Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh, ku ka pasur ndërprerje një ditë më parë për shkak të motit të keq.

Sipas sinoptikanëve, moti me temperatura të ulëta do të shoqërojë Shkodrën edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që strukturat tona janë në gadishmëri për të qënë pranë banorëve në këto ditë të ftohta dimri.

Për çdo problematikë mund të kontaktoni me bashkinë Shkodër në numrin 

☎️

0676878691 ose 112.

Related posts

“Tempulli”, bie në prangat e policisë së Shkodres 18 vjeçari…

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Shkodër-Lezhë

Policia e Shkodrës arreston dy persona për vepra të ndryshme penale…