Shkodra Post
Kronika

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, ngjarja pranë “Dollarit”…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi Aleksandër Curaj, 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

Related posts

Vrasja e 70 vjeçarit me sopatë, policia e Shkodrës jep njoftimin zyrtar…

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e efektivit të policisë së Shkodrës…

Ndërhynte tek gjyqtarët për lehtësimin e procedurave kundrejt pagesës/ Arrestohet polici në Tiranë (EMRI)…