Shkodra Post
ArsimKulturë

Takim brezash pas 40 vitesh/ Ish- maturanët e shkollës “Kolë Idromeno” përjetuan emocione të jashtëzakonshme…

Nuk e kishin imagjinuar veten të tillë para 40 vitesh, disa të thinjur, disa të plakur, një pjesë kanë emigruar jashtë vendit. Është pikërisht matura e vitit 1983 të Shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër e njohur si Shkolla e Ndërtimit.

Ato janë organizuar së bashku, për të rikujtuar pikërisht ato emocione, të 40 viteve më parë kur do të perfundonin edhe maturën. Mes ish-maturantëve ishte edhe drejtori i shkollës në ato vite, Muhamar Vucaj, i cili shpreh emocionet e këtij takimi dhe vlerat e jashtëzakonshme të këtyre maturantëve.

Ashtu si para 40 viteve, ish maturantet përjetojnë emocione dhe ndjehen krenar që kanë ruajtur respektin dhe kanë forcuar miqësitë mes njëri-tjetrit.

Related posts

Shkolla “Oso Kuka” në Festivalin Teatror/ Merita Smaja ishte regjizorja që udhëhoqi trupën e këtij gjimnazi…

“Kam punuar mbi 20 vjet për shtatoren e Ndre Mjedës”, skulptori: shkodranët dinë përmendësh një tufë me poezi të tij…

Si sot, më 7 gusht 1993 u nda nga jeta Athanas (Tano) Banushi aktori i njohur i humorit Shkodran…