Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Kalaja e Shkodres numër i lartë vizitorësh/ Nga janari në korrik 2023, mbi 66 mijë vizitorë në kala…

Njëra nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, kalaja “Rozafa” vijon të njohë rritje të numrit të vizitorëve. Shifrat e publikuara së fundmi nga DRTK Shkodër për muajin që lamë pas, korrikun, tregojnë se kështjella e qytetit është vizituar nga 12 912 vizitorë ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ajo u vizitua nga 11 640 vizitorë që do të thotë se përgjatë muajit korrik të këtij viti pati rreth 1 272 vizitorë më shumë se vitin e kaluar.

Referuar statistikave të publikuara edhe për muajt e parë të këtij viti rezulton se ky sit i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore u vizitua në 7 muajt e vitit aktual nga 66 471 vizitorë në dallim nga viti që lamë pas ku pati 52 444 vizitorë, vërehet një rritje me 14 027 vizitorë më shumë këtë vit në raport me atë pararendës ndërsa në muajin maj të këtij viti rezulton të ketë patur një dyndje prej 21 442 vizitorësh.

Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës ku

në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve. Kjo kala përbën një nga objektet kryesore turistike të qytetit.

Related posts

Benet Beci takim me banoret e lagjes Kiras…

Bardh Spahia takon tregtaret e Zdrales: Edhe për 4-vjeçarin në vazhdim, kemi ndërtuar një program të detajuar për ta mbështetur biznesin…

Zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati Benet Beci flet për pikat e forta të programit të tij…