Shkodra Post
Uncategorized

Rehabilitimi i rrugëve të qytetit/ Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” do të rivishet me asfalt në tërë gjatësinë e tij…

Një tjetër investim në infrastrukturë i shtohet Shkodrës. Këtë të martë ka nisur puna për reabilitimin e bulevardit “Mehmet Pashë PLaku”, nga Sheshi Perash në dalje të qytetit të Shkodrës. Firma kontraktuese ka nisur gjatë ditës së sotme heqjen e shtresës së vjetër asfaltike ndërkohë që në projekt është riveshja e plotë e këtij segmenti që ishte amortizuar në vite.
Për të ndjekur nga afër punimet ka qënë vetë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka deklaruar se këto ndërhyrje janë në kuadër të një pakete për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shkodër dhe në njësitë administrative. Ky investim i radhës vjen pas përfundimit edhe të disa ndërhyrjeve të tjera në infrastrukturë, si në njësinë administrative Bërdicë, Guri i Zi, në rrugën e gjanë në Shkodër dhe tashmë me një tjetër segment që do të rikonstruktohet nga Sheshi Perash në Bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”.

Related posts

Anti virus Software Blog

Bardh Spahia takim me të rinjtë shkodranë…

Atentat ndaj babë e bir në Dukagjin, humb jeten babai, plagoset rëndë i biri…