Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Shkodres jep detaje për plagosjen në Malësi të Madhe…

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Related posts

Kristian Shkreli: Rruga Lisen është pjese e planit të punës që vitin e parë të mandatit!…

E rëndë në Dajç, 12 vjeçari vritet aksidentalisht me çifte…

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë…