Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Shpallen fituesit e garës për pozicionet drejtuese në institucionet e Kulturës në Shkodër…

Në vijim të procedurës së ndjekur për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtorë për institucionet e varësisë të artit dhe të kulturës, Bashkia Shkodër në përfundim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve shpall listën e kandidatëve fitues për pozicionet si më poshtë:

Drejtor, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, pranë Drejtorisë Ekonomike të Arsimit, institucion në varësi të Bashkisë Shkodër

Orjeta Laro (Kelaj)

Drejtor, pranë Degës Ekonomike të Kulturës, institucion në varësi të Bashkisë Shkodër.

Ledia Dushi

Drejtor, pranë Teatrit “Migjeni”

Arjan Çuliqi
Sara Smajaj

Për institucionin Teatri “Migjeni” do të vijohet me përcjelljen e 2 (dy) kandidaturave për në Këshillin Bashkiak. Pas përzgjedhjes, sipas ligjit, kandidati fitues do të emërohet nga Këshilli Bashkiak.

Related posts

Të shtënat me armë në Shkodër, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Para sfidës me Kastriotin, trajneri i Vllaznisë thërret në stërvitje 6 lojtarë të Akademisë

Dëshmia e vrasjes së Behar Sofisë/ Shyti tregon “Dajo” Skënder Vathin dhe “Djalin e ri” Lonard Xhixha që kërkuan ekzekutimin…