Shkodra Post
AktualitetArsimLajmi i Fundit

Pas 45 vitesh sërish maturantë/ Ritakohet matura e vitit 1978 “Kolë Idromeno”…

Ish-nxënësit, tashmë profesionistë në fusha të ndryshme, pas 45 vitesh u takuan sërish në bankat e shkollës. Matura e vitit 1978 në shkollën e ndërtimit “Kolë Idromeno” Shkodër zgjodhën të japin mesazhe të rëndësishme pas thuajse gjysëm shekulli.

Mes tyre, prezente edhe Akile Shoshi, një nga mësueset më të dashura për to gjatë viteve të gjimnazit. Ish-maturantët kujtuan me nostalgji kohën kur ishin nxënës. Një pjesë e tyre kishin vite pa u parë! Tashmë të realizuar në jetë, në profesione të ndryshme e njëkohësisht në prag pensioni ata ish-maturantët biseduan për minuta të tëra teksa premtuan se do të ritakohen sërish.

Related posts

Shehi: E dimë që na pret një ndeshje ndaj një rivali historik, ne do marrim…

Shkoder/ Policia procedon penalisht 4 te mitur, benin kerdine ne vjedhje….

Zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati Benet Beci flet për pikat e forta të programit të tij…