Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Arrestohet 37 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje…

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.

Related posts

Vlerësimi për dijebërësen e Xhubletës/ Bashkia Malësi e Madhe nderoi përmes një ceremonie Tole Elezaj Berishaj…

Sulmet nga qentë endacakë/ Në një muaj, 30 raste në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër…

Spahia në rajonin nr.5: Besimi që tregojnë ndaj alternativës tonë, dëshmia më e bukur e fitores së madhe të 14 Majit…