Shkodra Post
AktualitetHistoriLajmi i Fundit

I mbijetuari i arratisjes nga Shkodra: Komandanti i policisë na nxori në breg e më vrau vëllanë…

Ngjarja e rëndë e 19 majit 1990, kur posta kufitare e Velipojës shkrehu breshëritë e automatikut mbi dy vellezërit Beqi, duke lënë të plagosur rëndë Gjekë Beqin dhe të vdekur në vend Vatë Beqin.  Ngjarja ksihte ndodhur vetëm një javë pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor kishte ndryshuar legjislacionin e Kodit Penal, duke mos e konsideruar më “arratisjen” si “tradhti ndaj atdheut” por vetëm “kalim i paligjshëm i kufirit”. Autori i kesja vrasje, Komandanti i kufirit Bibo Binaj i dënuar në mungesë, nuk vuajti asnjë ditë burg për këtë krim. 

19 maji i vitit 1990. Dy vëllezërit Gjekë dhe Vatë Beqi, kishin vendosur të arratiseshin nga Shqipëria. Që prej datës 7 maj të 1990,  kur Ramiz Alia kishte deklaruar se kalimi i kufirit nuk konsiderohej më “tradhëti e  lartë ndaj atdheut”,  kjo deklaratë ju dha zemër shumë të rinjve të ndërmerrnin arratisjen duke menduar se nuk ju rrezikohej më jeta as atyre dhe as familjeve të tyre.

Një vendim të tillë morën edhe vëllezërit Beqi, të cilët në tentativë për të kaluar me not kufirin në Velipojë, pikasen nga rojat e kufirit dhe pas një breshërie automatike, pa apralajmërim njëri prej vëllezërve, Gjeka,  plagoset, ndërsa vëllai tjetër, Vata e ndihmnon që të kthehen në breg. Por sapo prekin bregun i plagosuri hidhet pa ndjenja në tokë, ndërsa vëllai  mbijetuar Vata, pushkatohet  aty, pa paralajmërim nga komangadanti i postës Bino Binaj. Ngjarja e rëndë kishte tronditur opinionin publik, dhe shënohej vetëm 10 ditë pas ndryshimti të ligjit për shkeljen e kufirit.

Autori i kësaj ngjarje, edhe pse u dënua më vonë në mungesë  i arratisur jashtë Shqipërisë, nuk vuajti as edhe një dite për krimin e kryer. Ende sot, ai (me emër të ndryshuar  Besnik Zykaj) rezulton në listën e të shumëkërkuarve. Pavaresisht arrestimit të tij në vitin 2012 në Itali, Zykaj nuk u ekstradua kurrë nga shteti Shqiptar.

Nga kjo ngjarje e rëndë, i mbijetuari Gjekë Beqi, ka dhënë dëshminë e tij në emisionin “Dosja K”, të gazetares Admirina Peçi.

Gjeka thotë në dëshminë e tij se pas ndryshimit të këtij ligji ai dhe i vëllai kishin menduar se familja dhe farefisi, nuk do të rrezikonin më të internoheshin dhe as të persekutoheshin dhe kishin planifikuar arratisjen në Velipojw, në një pikë të afërt  në kufi me Malin e Zi.

“Në orën 10 kemi hyrë në Vilu dhe me mendimin që aty nuk kishte ushtarë dhe nuk ishte vërtet sepse në bregdet ruanin ushtarët. Mendonim që të iknim me not. Kemi hyrë 3 km në thellësi, kemi ecur paralel me bregdetin duke parë dhe duke u orientuar me dritat e plazhit. Destinacioni ynë ishte ishulli Ada, që ndodhet këtu afër. Ai do të ishte një stacion pushimi për ne, për të ikur pastaj në Ulqin të Jugosllavisë. Atëherë monitorimi bëhem me prozhektorë, me drita shumë të fuqishme, të cilat na i lëshuan disa herë natën”, kujton Gjeka, vëllai i mbijetuar i familjes Beqi.

Në dëshminë e tij, ai jep detaje nga momenti fatal, kur rojat i kishin pikasur në det.  “Rreth orës 4 të mëngjesit, të datës 19 maj, na panë dhe njoftuan postën. Erdhi komandanti i postës me skaf dhe na gjeti të zhveshur lakuriq në mes të detit, rreth 3 km larg bregut. Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Na qëlloi pa paralajmërim. Unë u plagosa atje ku isha, në det, duke u fundosur në ujë. Në këtë moment më ka marrë vëllai im dhe më ka nxjerrë në sipërfaqen e ujit. Dhe pastaj, siç më ka treguar më vonë skafisti, vëllai i ka thënë: “Jemi djemtë e Marash Beqit. Pse po na vrisni?”. Komandanti i ka thënë: “Mbaje atë kërmën aty se mos të mbytet, se ty do të të vras në breg”. Dhe vërtet, ai e qëlloi dhe e vrau vëllanë tim, 25 vjeç, pa asnjë shkak, pasi doli në breg, të zhveshur lakuriq sepse ne ishim duke notuar, pas asnjë mjet që mund të kërcënonte jetën e punonjësit të kufirit. Unë mora plumb në shpatull dhe në nofull. Plumbi që kam marrë në nofull, siç duket më ka shpëtuar jetën. Është bërë një debat mes komandantit që vrau vëllanë dhe ushtarëve. Ai u ka thënë: “Qëlloni prapë se nuk ka vdekur”. Ushtari që quhej Kujtim Syla, ka qenë nga Kukësi, nuk e ka zbatuar urdhrin e komandantit për të më qëlluar përsëri. Atëherë komandanti i ka thënë: “Lëre të vdesë avash-avash”, meqë kisha marrë plumb në nofull. Pastaj na kanë ruajtur ushtarët. I falënderoj që nuk më kanë qëlluar përsëri, se unë isha i plagosur dhe mund të më vrisnin. Na kanë ruajtur që të dyve, mua të plagosur dhe kufomën e vëllait, derisa ka ardhur grupi hetimor dhe kemi përfunduar në spital”, ka dëshmuar i mbijetuari i kesaj ngjarje, Gjekë Beqi.

Related posts

U plagos nga një 21 vjeçare, policia e Shkodrës reagon për ngjarjen në Vau Dejës…

Mësohet identiteti i 32-vjeçarit i cili u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodres…

“Do ta kthejmë Shkodrën në perlën e veriut e të rajonit”, Beci: Albumi i një dite që më bind më shumë se kurrë…