Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, humbin jetën dy përsona një tjetër i plagosur…

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër me dy të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 5: 10 minuta.

Burime bëjnë me dije se  nje automjet Fiat ka goditur nga pas një  zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik

Related posts

Bardh Spahia takim me biznese dhe qytetarë të rajonit nr.2, shplas 5 pikat e programit për këtë zonë…

Reshjet e shiut, MM: Hidrovorët nën kuotat kritike, strukturat në gatishmëri…

Kalaja e Shkodres, destinacioni i mbi 4 mijë vizitorëve vendas e të huaj…